Shënohet 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, edhe Thaçi pjesëmarrës

0
236

(E plotësuar) – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, të cilët morrën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.

Macron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës.

Image

Presidenti francez Macron dhe bashkëshortja e tij

FOTO GALERI

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë rreth 70 liderë botërorë ishin edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në fjalimin e tij, Macron u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkojnë forcat për të “luftuar për paqe”, duke thënë “le të ndërtojmë shpresat tona, në vend se të luajmë me frikë kundër njëri tjetrit”.

Trump dhe Putin kanë shtrënguar duart kur lideri rus erdhi në ceremoni.

Më herët, teksa konvoji i Trumpit po udhëtonte nga Pallati Elize për në Harkun e Triumfit, një protestuese ka vrapuar drejt makinës me të cilën po udhëtonte Trump, përpara se të ndalohej nga policia.

Sipas fotografive, që kanë kapur momentin e këtij incidenti, protestuesja ka shkruar në trupin e saj “paqebërës i rremë”.?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që pritet të marrin pjesë në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize.

Në ceremonitë për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ftesë të Macronit, po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, Thaçi në një konferencë për media nga Parisi një ditë më parë, ka thënë se nuk ka të planifikuar një takim me Vuçiqin në Paris.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Pallatin Elize nga presidenti Macron.

Më 10 nëntor, gjatë një darke morën pjesë shumë liderë. Presidenti Macron paralajmëroi se paqja po merret si e mirëqenë.

“Disa nga ne kanë qenë në fronte të kundërta në atë kohë (gjatë Luftës së Parë Botërore) dhe ne jemi bashkuar sonte. Ky është homazhi më i madh që ne mund të bëjmë” për ushtarët e vrarë, tha ai.

Sot në Paris do të mbahet Forumi i Paqes, ku Macron ka thënë se dëshiron të promovojë një qasje multilaterale për sigurinë dhe qeverisjen.

Merkel tha se Forumi tregon se “sot ka vullnet, dhe këtë gjë unë e them në emër të Gjermanisë me bindje të plotë, se do të bëjmë gjithçka që të kemi një rend më paqësor në botë, megjithëse e dimë se ende kemi shumë punë për të bërë”.

Image

Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel

FOTO GALERI

Presidenti Trump nuk pritet që të marrë pjesë në ceremoninë e forumit, ndonëse homologu i tij rus, Putin do të jetë i pranishëm.

Trump ka thënë se nuk do të mbajë një samit dypalësh me Putinin në Paris, teksa Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kanë dashur që një takim kokë më kokë Trump-Putin, të lë në hije ceremonitë për Luftën e Parë Botërore.

Dy liderët me gjasë do të takohen sërish në samitin e G-20, që do të mbahet në Buenos Aires të Argjentinës më vonë gjatë këtij muaji.

Image

Liderët botërorë

FOTO GALERI

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi arriti në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Thaçi po merrë pjesë në ceremoninë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Mediet nuk kanë të drejtë të qëndrojnë afër kësaj ngjarjeje, por zhvillimin e ceremonisë po e përcjellin vetëm përmes sinjalit të televizionit publik francez TF1, FRANCE 2 dhe agjencioni i lajmeve AP.

Zhvillimin e ceremonisë mund ta ndjekni këtu. Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur. Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete. Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Evropës, duke bërë që të bie perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.

Macron mirëpret udhëheqësit e botës

Presidenti i Francës, Emanuel Macron së bashku me bashkëshorten e vet dhe gardën cermoniale ka pritur udhëheqësit e botës para përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që solli përfundimin e luftës së parë botërore më 1918.

Aty po vazhdojnë të mbërrijnë ambasadorët dhe shefat e delegacioneve, kryetarë të shteteve dhe të organizatave ndërkombëtare.

***

Udhëheqës nga mbarë bota janë mbledhur në Paris për të përkujtuar 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Udhëheqësit do të marrin pjesë në ceremonitë e kryesuara nga Presidenti francez Emmanuel Macron, që do të arrijnë kulmin në ‘Harkun e Triumfit’ dhe do të përfundojnë me një Forum Paqeje.

Rreth 70 krerë shtetesh dhe qeverish po përkujtojnë sot në Paris fundin e Luftës së Madhe, në një akt që synon të ringjallë mulikulturalizmin gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga nacionalizmat.

Në këto ceremoni marrin pjesë Donald Trump, Angela Merkel, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe lider të tjerë nga e gjithë Bota.

I pranishëm në këto ceremoni është edhe presidenti Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta.