Shenjat që veshkat nuk ju punojnë: Simptomat që tregojnë dështimin e tyre

0
368

Dështimi i veshkave është sëmundje e rrezikshme që nuk ka kthim. Ja se si me kohë t’i zbuloni ndryshimet dhe problemet në punën e këtyre organeve!

Dështimi i veshkave është gjendje në të cilën të dyja veshkat pushojnë funksionin, pra ja si na paralajmëron trupi ynë këtë sëmundje të rrezikshme.

Tensioni i lartë i gjakut, ngritja e nivelit të kolesterinës, diabeti dhe gurët në veshka munden me kalimin e kohës të shkaktojnë dështimin e veshkave.

Me sëmundjen kronike të veshkave mund të funksionojë edhe ndihma mjekësore dhe rrallë kalojnë në dështim, mirëpo edhe kjo gjendje mund të çojë deri në vdekje me shkatërrimin e sistemit kardiovaskular dhe me shtimin e rrezikut nga sulmi në zemër, transmeton Telegrafi.

Numri i të sëmurëve nga sëmundjet e rënda të veshkave dukshëm është shtuar në dhjetë vjetët e kaluar, më së shumti i sulmon personat midis moshës 65 dhe 74 vjeç dhe më shpesh meshkujt sesa femrat.