Shenjat dhe simptomat e hipotiroidizmit, sëmundjes që prek më shumë femrat

0
422

Pa prezencen e hormoneve te tiroides asnje qenie njerzore nuk do te jetonte dot, apo trupi yne nuk do te ishte ne gjendje te kryente asnje veprim fizik apo mendor.

Roli i hormoneve te tiroides eshte t’i njohe dhe te veproje mbi receptoret e tyre ne qeliza ne menyre qe te rregulloje metabolizmin e cdo qelize. Kane dhe funksione te tjera si ne procesin e rritjes dhe zhvillimit mendor dhe fizik, ndihmon organizmin ne adoptimin me temperaturat e jashtme, ndikojne ne forcimin e kockave, shtojne oksigjenimin e cdo qelize.

Tiroidja si gjender endokrine i hedh direkt ne gjak substancat qe ajo prodhon. Me shume se 99% te hormoneve te tiroides jane te lidhura me proteina dhe nuk jane aktive, vetem pjesa e lire e tyre eshte aktive.
Hypotiroidizmi
Eshte semundje qe prek 2-3% te popullates, me shume prek seksin femer me raportin 3/1 me meshkujt. Ne baze te kesaj semundje qendron ulja e prodhimit te hormoneve te tiroides e cila mund te jete e pjesshme, e plote. kur kemi deficence te plote i semuri eshte ne gjendje kome dhe rrezikon shume per jeten.

Zakonisht kjo semundje shkaktohet nga demtimet kronike te gjendres tiroide, shkaku me i shpeshte eshte tiroiditi kronik qe eshte me baze autoimmune dhe quhet Tiroiditi Hashimoto. Shkaktare te tjere jane demtimet e tiroides nga viruset, medikamentet sic mund te jete Kodaroni, Litiumi, kirurgjite shpesh here, kanceri i gjendres tiroide, dhe kirurgjia qe kerkohet ne te tilla raste con ne mos prodhim te hormoneve, edhe rrezatimet me jod radioaktiv e demtojne shume gjendren tiroide dhe predispozojne per ulje te funksionit te saj.

Kjo semundje haset me shume ne moshat mbi 50 vjec por mund te ndodhe edhe tek femijet e porsalindur. Kjo e fundit eshte gjendje e rende qe duhet te diagnostikohet dhe trajtohet shpejt, maksimumi brenda vitit te pare te jetes sepse keto femije per ndryshe do mbeten me prapambetje mendore ose sic njihet ndryshe me emrin Kretinizem shkruan doktor Dashamir Gjergji..

Gjendra tiroide stimulohet per te prodhuar hormonet e saj nga nje hormone tjeter qe quhet TSH( Thyroid Stymating Hormon) ky hormon vjen nga gjendra e hipofizes. Kur kjo gjender nuk e prodhon sic duhet hormonin kemi te bejme me mos stimuli te tiroides dhe hypotireoze dytesore. Kur demtimet jane vetem ne gjendren tiroide kemi te bejme me hypotireoze primare.

Shenjat dhe simptomat e hypotiroidizmit
Ankesat e medha jane:
• Lodhje
• Letargji
• Ndjesia e te ftohtit (kane shume ftohte)
• Lekure e thate
• Rritje e peshes
• Oreks te dobet
• Çrregullime te memories
• Konstipacion (kapsllek)
• Trashje zeri