SHBA, devijon treni, vagonët varen mbi autostradë

0
317

Një tren i kompanisë Amrak doli nga shinat në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Njoftohet për të paktën 6 të vdekur dhe lëndime të shumta, megjithëse autoritetet thanë se nuk mund të jepnin ende shifra të sakta.

Disa nga vagonët devijuan sipër një mbikalimi, duke u rrëzuar në autostradë ose në zonën pranë saj.

Vagonë të tjerë kanë mbetur në mbikalim ose janë varur pezull mbi autostradë. Një vagon përfundoi i përmbysur në rrugë.

Devijimi ndodhi në gjysmën e rrugës midis Tacomës dhe Olimpias, kryeqytet i shtetit Uashington.

Kompania Amtrak tha se në bordin e trenit Cascades 501 ishin 78 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Treni ishte nisur nga qyteti Seattle për në Portland të shtetit Oregon.

Kjo ishte dita e parë që Amtrak të operonte katër trena të rinj në rrugën midis qyteteve Seattle dhe Portland./voa