Serbia e quan provokim këngën kushtuar “Medvegjës”, policia serbe e heton Gold Ag (Foto)

0
239

“Gold AG” ka publikuar ditë më parë këngën që i kushtohet “Medvegjës”, i cili qytet gjendet në jug të Serbisë, por reperi e konsideron si pjesë të “Shqipërisë Natyrale”.Por, krerët e kësaj komune pohojnë se ky është një provokim i këngëtarit 31-vjeçar me prejardhje nga Presheva.Mes tjerash, ai qëndron para hyrjes së ndërtesës së komunës së Medvegjës dhe se ndihet i zhgënjyer që kjo komunë ende nuk është pjesë e vendit shqiptar.Kryetari i bashkisë së Medvegjës, Nebojsha Arsic, vlerëson se ky është një provokim dhe se ka kërkuar nga autoritet policore hetime të hollësishme.“Kam kërkuar hetime të hollësishme dhe më pas do të marrim masa ndaj këngëtarit”, ka thënë shkurt për mediat serbe, Arsic.

Sipas autoriteteve komunale, videoja shihet se është regjistruar në qendër të Medvegjës dhe është bërë gjatë një fundjave kur në rrugë ka shumë pak njerëz.

Ndryshe, video e këngvs kushtuar qytetit shqiptar të Medvegjës deri më tani është shikuar mbi 363 herë në YouTube.

Arian Agushi edhe më parë ka publikuar këngë që ka bërë bujë të madhe në serbi dhe të cilat janë cilësuar si provokime.