Serbi që bëri nervoz Serbinë për deklaratën pro Kosovës, por çka thotë Vujosheviqi

0
196

Trajneri i njohur i basketbollit, Dushko Vujosheviq, e ka mbrojtur basketbollistin e përfaqësueses së Serbisë, Nikola Kaliniç, i cili po atakohet kohët e fundit për një deklaratë pro Kosovës. Ai kishte deklaruar para disa ditëve: “Hajde të zgjidhim këtë problem, të nxjerrim sa më shumë që mundemi dhe të vazhdojmë tutje” ka thënë Kaliniq, duke shtuar se Beteja e Kosovës ka qenë para 600 viteve, ndërsa shumë dekada kjo ‘nuk është territori ynë’, le të më korrigjojnë më të mençurit nëse gaboj”.  Vujosheviq ka thënë se çdokush ka të drejtë të shpreh mendimin e tij. “Them se këtu secili ka të drejtën e mendimit të vet. Çështja është shumë e rëndësishme, fundja këtë duhet shikuar në kontekstin që së fundi interesi privat i dikujt, transmetohet apo plasohet si interes shtetëror”, tha mes të tjera ai. Eksperti i basketbollit mendon se sulmi ndaj lojtarit serb nuk ka kuptim. “Ai djalosh merret me sport dhe nuk ka ndonjë kualitet të veçantë, për çështje shtetërore dhe gjeostrategjike, megjithatë, në kuadër të disa interesave të tija personale ai e ka shndërruar situatën dhe nuk shoh arsye që të bëhet panik”, tha Vujosheviq për një medium serb