Serbët kërcënojnë Prishtinën përmes BE-së

0
160

Serbët nga Kosova i kanë kërkuar Brukselit të vendos sanksione politike dhe ekonomike ndaj autoriteteve kosovare pa vonesë siç thanë “deri në përfundimin e shkeljes së marrëveshjes CEFTA”.

Këtë dhe kërkesa tjera ata i paraqitën në protestën e sotme në Mitrovicën Veriore.
Ata gjithashtu kërkuan garanci të forta nga bashkësia ndërkombëtare që njësitë speciale të policisë dhe FSK-ja të mos shkojnë në veri, pasi kjo, siç thonë ata, është e vetmja mënyrë për të shmangur eskalimin e konfliktit.

Gjithashtu, u tha se përfaqësuesit politikë të serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në anulimin e taksës prej 100 për qind.

Sot është dita e 28 kur serbët në veri protestuan në mënyrë paqësore mbi taksën 100 për qind të Prishtinës për mallrat me origjinë nga Serbia.