Sëmuret Bebe Rexha, anulon koncertin në San Diego

0
302

Angazhimet e mëdha në muzikë bëjnë që artistëve tu përkeqësohet shëndeti dhe të anulojnë çdo gjë që kanë planifikuar më parë.

Këngëtarja Bebe Rexha është dashur të anulojë koncertin e planifikuar të mbahet në San Diego për arsye se është sëmurë.

Ajo ndjeu keqardhje për gjithë ata fansa që e kanë pritur me padurim performancën e saj në atë vend, por njoftoi se doktori i saj i ka ndaluar në mënyrë strikte të këndojë derisa të shërohet.

Edhe pse nuk e dëshironte një gjë të tillë, Bebe u detyrua që të anulojë koncertin e planifikuar të mbahej mbrëmë dhe u premtoi fasnave që do ta kompenzoi atë mbrëmje në mënyrën më të mirë të mundshme.

Projekti i fundit nga Bebe Rexha është ‘Meant To Be’, të cilin shumë shpejt do ta publikojë me videoklip.