Selimi e Lajçi në kundërshtim me njëri-tjetrin

0
1054

Tema e Gjykatës Speciale do të jetë shumë e nxehtë edhe në muajin janar. Deputetët e koalicionit qeverisës insistojnë se në Kuvend to të procedohet përseri shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Por edhe në radhët e opozitës kemi paknaqësi dhe mendime të ndryshme rreth kësaj teme.

Kështu të paktën është bërë e ditur nga deklaratat e Rexhep Selimit, i cili në një intervistë për një medie në Kosovë ka deklaruar se subjekti i tij do të votojë për shfuqizimin e Gjykatë Speciale. Kjo bie ndesh apo në kundërshtim me deklaratat e disa ditëve më parë të bashkpartiakut të tij, deputetit Ali Lajçi, i cili ka thënë se Vetëvendosja nuk bëhet pjesë e lojës së orkestruar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në bazë të deklaratave të Selimit, në Vetëvendosje kanë ndryshuar qasjet sa i përket temës së shfuqizimit të Gjykatës Speciale pasi që kemi të bëjmë me 2 deklarata kundërthënëse mes njëra tjetrës.

Selimi një nga udhëheqësit e luftës së UCK-së, është shprehur se Vetëvendosje do ta votojë shfuqizimin e Gjykatës Speciale pasi që lufta e UCK-së është e pastërt.

“Do ta shfuqizonim këtë gjykatë kurdo që të na jepej mundësia dhe këtë e bëjmë për hir të Kosovës dhe UÇK-së e jo për hir të Thaçit i cili po fshihet pas disa iniciativave dhe po manipulon sërish sikur para dy vjetësh fatin e luftës së UÇK-së”, ka thënë Selimi.

Sipas tij Vetëvendosja e ka pasur të njëjtin qëndrim sa i përket Speciales edhe në vitin 2015, me gjithë kundërshtitë nga partitë e pozitës së asaj kohe, PDK dhe LDK.

Por në ditën kur u tentua të procedohet në Kuvend, shfuqizimi i Gjykatës Speciale, njëra nga partitë e cila ishte kundër kësaj ishte vetë Vetëvendosja, e cila pas disa takimeve me ambasadorë të huaj, refuzoi të përkrahë nismën e partive në pushtet.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim por ajo që ka rëndësi është fakti se pozicionimi i Vetëvendosjes si partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës, do të vendosë për fatin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.