Sekretet për të parandaluar dehjen ekstreme dhe pasojat e së nesërmes

0
240

Kush feston pas orës 12:00 jashtë, të paktën një herë e ka tepruar me pijen (për mos të thënë gjithmonë).

Gëzimi, hareja dhe harmonia e tavolinës duket se prishet nëse një nga miqtë tuaj i thotë jo gotës së alkoolit! Dhe pse dëshira për të festuar me miqtë është e madhe, femrat më së shumti janë të kujdesshme në mënyrë që të mos dehen.

Në mënyrë që alkooli t’ju shijojë dhe të nesërmen mos ndjeni asnjë dhimbje duhet të dini disa truke!

Përpara se të dilni për të pirë, konsumoni diçka. Rekomandohen ushqime të pasura me proteina dhe fibra, në mënyrë që të ngadalësoni përthithjen e alkoolit nga organizmi. Zgjedhje të mira do të ishin: salmon, pulë, bukë etj.

Sa më shumë të pini aq më shumë do të dehidratoheni. Kjo gjendje ju shkakton dhimbje koke dhe marrje mendsh. Alkooli ju vjedh të gjitha mineralet dhe elektrolitet ndaj pas çdo gllënjke alkooli pini ujë.

Të nesërmen duhet të hani fruta të pasura me antioksidantë dhe mjaltë, të cilat përshpejtojnë procesin e pastrimit nga alkooli. Asnjëherë mos pini me stomakun bosh.

Dhimbja e kohës, të përziera, dhimbjet e trupi, janë ndër shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë të nesërmen e festës.

Studiuesit britanikë kanë realizuar një kërkim, duke analizuar çfarë ndodh me trupin kur merr doza të larta alkooli dhe duke dalë në disa këshilla praktike, si ndihmojmë veten pas konsumimit të tepërt.