Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse Koreja përdor armët bërthamore, të përgatitet për…

0
412

Kërcënimi i një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut po rritet gjithnjë e më shumë, tha sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis gjatë një vizite në Korenë e Jugut.

Mattis paralajmëroi se Kim Jong-un do të përballet me një «reagim masiv ushtarak» nëse përdor armët bërthamore.

Ndëekohë Koreja e Veriut liroi një varkë peshkimi në Korenë e Jugut, e cila thuhet se ishte gjetur në ujërat e Koresë së Veriut, dhe se kishte shkuar atje në mënyrë të paligjshme.

Ekuipazhi  u lirua të premten mbrëma, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

do sulm kundër SHBA-së apo kundër aleatëve tanë do të mposhtet”, deklaroi James Mattis, në vizitë në Korenë e Jugut, aleate e SHBA-së.

“Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut do të provokojë një reagim ushtarak masiv, efektiv dhe dërrmues”, theksoi zyrtari amerikan në një konferencë të përbashkët shtypi  me homologun koreano-jugor, Song Young-Moo.

“Uashingtoni nuk pranon një Kore Veriu me armë bërthamore”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Mattis nuk ka specifikuar se çfarë lloj arme bërthamore do të shkaktonte një reagim ushtarak amerikan.

Ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong-Ho deklaroi në muajin shtator në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se vendi i tij do të testonte një bombë bërthamore mbi Oqeanin Paqësor./SYRI.net/