Sabri Fejzullahu thotë “Shihemi” me këngën e re

0
263

Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu është shumë aktiv në skenën muzikore

Në më pak se një javë nga publikimi i këngës së re, Sabriu ka paralajmëruar projektin e radhës, shkruan lajmi.net.

Këtë herë, këngëtari do të vije me një baladë kënduar dashurisë, të cilin projekt ai do e sjellë të shoqëruar me videoklip.

“Shihemi” mban titullin kënga më e re e Sabri Fejzullahut e cila do të publikohet të dielen (10 dhjetor), së pari në platformën Premier Songs dhe më tej në kanalin YouTube.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Sabriu është kënga “Ti”, e cila është këngë ritmike e publikuar në prag të festave të fundvitit.