Rrjeti i Bizneseve në Luzern trajtoi temën Covid 19 dhe Vaksinimi me DR.Florim Cuculi

0
237

Rrjeti i Bizneseve në Luzern trajtoj temën

Covid dhe Vaksinimi nga Dr.Florim Cuculi

Covidi dhe Vaksinimi nga Dr.Florim Cuculli ishte tema e mbrëmjes për afaristët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

Në mbrëmjen e së Premtes 17 Shtator 2021 në Luzern, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore pati nderin të ketë mysafir Kardiologun tashmë shumë të njohur për opinionin Dr.Florim Cucullin, njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës së mjekëve, që diskutuan rreth temës aktuale të situatës së Covidit dhe rëndësia e vaksinimit.

Dr.Cuculli shkurtimisht foli për rrugëtimin e karrierës së tij dhe pastaj shpjegoi për  Covidit dhe pasojat e po ashtu porosit mërgimtarët se duhet të merret me shumë seriozitet kjo pandemi sepse është me pasoja të mëdha nëse nuk vaksinohen.

Ai po ashtu kërkoi të ndjekin rregullisht masat e duhura pa marrë parasysh me apo pa vaksinim dhe nuk duhet aspak të nënvlerësohet ky virus.

Dr.Cuculli në pjesën e dytë diskutoj rreth vaksinimit dhe rëndësinë e saj parandaluese të Covid, sa është e dëmshme, sa ndikon në aspektin e zemrës dhe deri tek sëmundjet e organeve tjera  dhe vështirësitë e pacientit  e deri tek mbushja e spitaleve me pacient nga moshat e ndryshme.

Pyetjet ishin të natyrshme nga afaristët e rrjetit të bizneseve edhe pse pjesa me e madhe nga ta janë të vaksinuar por,  rrjetet sociale lënë të kuptojnë se ka edhe mendime tjera nga individ të cilët mendojnë ndryshe dhe sjellin huti tek qytetarët.  

Dr. Florim Cuculli ka vazhduar rregullisht duke thirrur qartë opinionin që të vaksinohen sepse e kemi si alternativ të vetme për momentin që mundet të parandaloj përhapjen e këtij virusi.

Kësaj thirrje i bashkëngjitet edhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore që fton të gjithë afaristët të marrin me shumë seriozitet sugjerimet e mjekëve të tyre dhe mos të nënvlerësojnë situatën por të marrin kohë dhe vendime pozitive për shëndetin e tyre.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore u dëshiron shëndet të gjithë afaristëve kudo që janë e në veçanti në Zvicër dhe me shpresën që do të përfundoj e gjithë kjo dhe të fillojnë të funksionojnë bizneset e tyre të lirshëm sepse është e rëndësishme për botën ekonomike e në veçanti për ekonomin shqiptare.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore ndajnë dhimbjen dhe i ngushëllojmë të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi epidemike.

Me shëndet dhe respekt!

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

Kryetar Florim Useini