Rrëzohet kamioni në mes të autostradës, ngordhin dhjetëra lopë që gjendeshin në të (Foto/Video)

0
184

Dhjetëra lopë pësuan më së keqi pasi një kamion i bagëtisë u rrëzua në mes të një autostrade të ngarkuar në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kamioni, i cili po ecte me shpejtësi prej 45 mph, u rrëzua në një mbikalim në Riverdale, Utah.

Siç thuhet më tej, të paktën 25 lopë ranë nga kamioni në rrugën më poshtë, duke u goditur nga veturat që po kalonin me shpejtësi.

Si pasojë, bëhet e ditur se shumica e lopëve ngordhën. /Telegrafi/