Rrahim Pacolli ngritë padi ndaj Arbana Xharrës (Dokument)

0
196

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka ngritur padi ndaj ish-gazetares Arbana Xharra për shpifje ndaj tij nëpërmjet disa publikimeve në rrjetet sociale.

Lajmin për ngritjen e padisë, Pacolli e bëri të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.

Sipas tij, padia është ngritur ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit moral që është bërë ndaj tij. Vlera e dëmshpërblimit arrin në 100 mijë euro.“Siç edhe kam paralajmëruar, sot kam ngritur padi ndaj Arbana Xharrës e cila me disa publikime në rrjetet sociale ka shpifur ndaj meje. Padia ime është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit që i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit tim. Rr.P”, shkruan Rrahim Pacolli në “Facebook”./Periskopi