Rrah prindin, arrestohet

0
197
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec është arrestuar një person për dhunë familjare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.