Ronaldo apo Messi: Kush ishte më i miri në vitin 2017?

0
224

Teksa po shkon edhe një vit tjetër, vazhdon të mbetet më i gjallë sekurrë debati: Kush ishte më i mirë këtë vit, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Ronaldo, përkunër faktit se fitoi pesë nga gjashtë trofetë, nuk ka mundur të heshtë kritikët e tij të cilët thonë se individualisht Messi ishte më i mirë këtë vit. Ronaldo ka arritur që të fitojë Topin e pestë të Artë më hrët gjatë muaji që do të thotë se të dy prej tyre ndajnë 10 tituj të La Ligas, tetë Liga të Kampionëve dhe 10 Topa të Artë.

Por, çfarë do të ketë qenë rivaliteti, Ronaldo dhe Messi gjithmonë e kanë vënë veten në librat e historisë.

Teksa viti kemi hyrë në vitin e ri, le të hedhim një shikim se kush ka qenë invidivualisht më i mirë në vitin 2017.

Kush shënoi më së shumti gola?

Ronaldo dhe Messi ishin në mënyrë interesante kokë më kokë për atë se kush ka shënuar më shumë gola këtë vit, duke pasur nga 53 gola para El Clasicos. Penaltia e Messit në fitoren prej 3-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit do të thot se ai tejkaloi atë për numrin e golave këtë vit me gjithej 54 gola.

Nëse krahasojmë golat në kampionat nga dy lojtarët, ekziston një diferencë e madhe me Messin që ka shënuar 40 gola, kurse Ronaldo vetëm 19.

Sidoqoftë, Ronaldo ka qenë më i mirë në Evropë, dukë shënuar 19 gola, e Messi ka vetëm 4 gola.

Ronaldo ka shënuar më shumë gola për kombëtaren e tij, gjithsejt 11 gola në 11 ndeshje e ku Messi arriti të shënojë 4 gola në 7 ndeshje.

Kush fitoi më shumë trofe në vitin 2017?

2017 për Real Madridin dhe Ronaldon ka qenë prej viteve më të miranë aspektin e trofeve.

Real Madridi fitoi pesë trofe nga gjashtë të mundshëm për herë të parë në histori të klubit.

Real Madridi kurrë më parë nuk ja ka dalë që të fitojë pesë tituj në një vit kalendarik.

Golat e Ronaldos ishin vendimtarë, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku portugezi shënoi pesë gola ndaj Bayernit dhe tri ndaj Atleticos, duke çuar ekipin në finale.

Reali më pas luajti në finale ndaj Juventusit kur Ronaldo shënoi dy gola të tjerë, duke e bërë Real Madridin skuadrën e parë që fitoi tituj radhazi në Ligën e Kampionëve.

Messi dhe Barcelona kanë pasur një vit relativ për trofe, ku ata ja dolën të fitojnë Kupën e Mbretit ndaj Alavesit. Messi ishte instrumental në fitoren në finale ku ai shënoi një gol dhe bëri një asistim.

Kush fitoi më shumë trofe individualë?

Impenjimi i Ronaldos në momentet vendimtare për Real Madridin nuk kanë kaluar pa u vërejtur në komunitetin e futbollit. Portugezi u shpall Lojtari i Vitit nga FIFA në tetor.

Ronaldo po ashtu u shpërblye me Topin e Artë në dhjetor, duke arritur rivalin e tij argjentinas për numrin e Topave të Artë.

Pasi shënoi 12 gola në Ligën e Kampionëve, Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Përkundër faktit se ishte në vendin e dytë për Topin e Artë, Messi ishte përpara në një departament: Argjentinasi ishte top golashënuesi i La Ligas duke realizuar 37 gola në 34 paraqitje.

Ai po ashtu ishte më i miri në top pesë kampionattet, duke fituar Këpucën e Artë – të katërtën këpucë të artë në karrierë.

Pas një gjysmë viti të shkëlqyer, gjysma e dytë e vitit u dëshmua të jetë e dobët për standardin e Ronaldos, pasi ai shënoi 4 gola në 12 ndeshje kampionale.

Suspendimi prej pesë ndeshjesh në start të sezonit i ka ndihmuar këtij mediokriteti. Ronaldo ishte penalizuar për një gjest josportiv ndaj gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea në fitoren 3-1 ndaj Barcelonës në Superkupë.

Messi në anën tjetër ka qenë në form të lartë dhe golat e tij e kanë dërguar Barcelonën në maje të tabelës.

Ky vit i ka pasur baticat dhe zbaticat për Messin dhe Ronaldon. Që të dy kanë pasur fjalën e tyre në shumë ndeshje. Messi mund ketë pasur fjalën e fundit në ndeshjet El Clasico, por Ronaldo është ai që ka qeshur i fundit në aspektin individual.