Romantiku Cima e befason për ditëlindje gruan, Shukrijën (Video)

0
249

Rasim Thaçin e kemi parë në shumë projekte filmike të humorit.

Ai u bë i famshëm në saje të shumë episodeve komedike të serisë filmike të njohur si “Treshi përsheshi”.

Aktori është i njohur edhe për përkushtimin që ka ndaj familjes së ngushtë sidomos ndaj bashkëshortes, Shukrijës.

Por, asnjëherë nuk e kemi parë, aktorin të njohur më mirë si Cima, të jetë kaq romantik.

Bashkëshortja ka pasur këto ditë ditëlindjen e radhës, ndërkohë aktori ka menduar një befasi për të.

“Sot një befasi për bashkëshorten time, edhe pse me vonesë shkaku i xhirimeve , por ja vlejti (Plani u krye me suksese”, ka shkruar ai krahas videos të cilën e ka hedhur në Facebook.

Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe në disa projekte të reja homoristike gjatë festave të fundvitit.

Sot një befasi për bashkëshorten time, edhe pse me vonesë shkaku i xhirimeve , por ja vlejti ❤️(Plani u krye me suksese @thaqiartan @adelinathaci

Posted by Rasim Thaçi – Cima on Donnerstag, 14. Dezember 2017