Rita Ora e pranon se është gjithnjë nervoz dhe nuk është e kënaqur kurrë kur zhvishet

0
179

Ajo është e njohur për vetëbesimin e saj të ‹zjarrtë› dhe që flet me mendje.

Rita Ora në një intervistë dhënë për “Love Magazine”, ka zbuluar se ajo është nervoz gjatë gjithë kohës dhe kurrë nuk është e kënaqur, shkruan DailyMail,

Këngëtarja 28 vjeçare u zhvesh në një video teksa rrëfeu “Unë gjithmonë dua të bëj diçka tjetër, diçka më shumë. Unë kurrë nuk desha të ndalem nga lëvizjet. Vazhdoni të qëndroni në lëvizje, vazhdoni të punoni”.

Duke folur për të qenit nervoz, autorja e hitit “RIP” tha “Ndonjëherë bëhet e vështirë dhe njerëzit nuk mund të ju kuptojnë”.

Në vitin 2012, Rita bëri famë pas lansimit të albumit të saj të parë “Ora”, me të cilin arriti dy renditjet e para me “R.I.P” dhe “How We Do”.

Bukuroshja bjonde pastaj pushoi gjatë nga muzika dhe lansoi albumin e saj të dytë “Phoenix”, muajin e kaluar.

Duke folur për rritjen e shpejt të famës, këngëtarja e lindur në Kosovë tha “Është  vërtet e vërtetë, vetëm një person duhet të besojë në ju dhe pastaj do të ndiheni sikur mund të bëni diçka”.

“Unë nuk dua që lumturia dhe bukuria ime të përcaktohen nga suksesi apo puna ime. Unë dua që ajo të jetë duke shkuar në shtëpi tek familja ime dhe të kaloj kohë me miqtë e mi”, i tha ajo revistës.

Ajo gjithashtu tha se ndihet më shumë si në shtëpi kur ajo është në skenë, duke luajtur ‘një karakter’.

“Unë dua të bëj punë të mirë, dua t’u jap njerëzve atë që dëshirojnë unë dua t’i argëtoj dhe t’i nxjerr njerëzit nga problemet e tyre që ata mund të kenë atë ditë”.

Ndërkohë, Rita thuhet se është në lidhje me yllin Spider-Man Andrew Garfield pasi u nda nga Andrew Watt në shtator.