RIKTHEHET 110 MILIONSHI I BARCELONËS!

0
196

Blerja rekord e Barcelonës, Ousmane Dembele, është i disponueshëm për të luajtur këtë javë, pas rreth katër muajsh mungesë.

20-vjeçari nga Franca, i cili u ble nga Barcelona për 110 milionë euro në muajin gusht, u dëmtua në prezencën e tretë për klubin, kundër Getafe më 16 shtator. Dembele, i cili u operua me sukses në Finlandë, pritet të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Celta Vigo, të enjten. Më pas, ditën e diel, Barcelona do të luajë kundër Levante në La Liga.