Remzie Osmani e vetme rrugëve të Prishtinës pas mesnate!

0
281

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Remzie Osmani, ka një agjendë mjaft të ngjeshur e cila nuk i lë edhe shumë hapësirë për dalje e shëti për qejfi.

Por, mbrëmjen e djeshme, këngëtarja duket se e kishte rezervuar për t’u relaksuar nga angazhimet e parreshtura me koncerte e dasma, gjë që e dëshmon se sa është e kërkuar nga audience mbarëshqiptare.
E diçka që çudit paksa, është veshja e saj elegante e madje edhe me friuzrë super të rregulluar, teksa shëtiste rrugëve të kryeqytetit në orët e vona. Epo, vëmendja e kot të ikë prej saj edhe në këto raste, derisa Remzia shfaqet vërtetë si një zonjë e rrallë, plot sharm e klas.Derisa, shiu i mbrëmshëm që kishte përfshirë kryeqytetin, duket se nuk po i bënte aspak pengesë këngëtares, meqë kishte çdo përgtatitje të nevojshme për t’i rezistuar.

/Kosovarja/