Reali pësoi fiasko në Londër! Dortmundi zhgënjeu

0
539

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, pësoi fiasko në stadiumin «Wembli» në Londër. Madrilenët u mposhtën me rezultat 3:1 nga Tottenhami, në ndeshjen e xhiros së katërt të Champions League në futboll. Tottenham është lider në grupin H me 10 pikë, tri më shumë se Real Madridi.

Reali ishte pritur se do ta ketë vështirë, por në asnjë formë se do të pësoi humbje të rëndë. Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Isco nuk arritën ta bëjnë asgjë në Londër kundër një Tottenhamit shumë të mirë.

Në minutën e 27-të, Alli e nisi serinë e golave për të vazhduar edhe në atë të 56-tën kur thelloi epërsinë në 2:0. Eriksen në minutën e 65-të i dha «flakaresh» Realit, thellon rezultatin në 3:0. Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ngushtoi humbjen në 3:1 në minutën e 80-të. Dortmundi zhgënjeu në konak, duke luajtur baras 1:1 me APOEL-in. Për Dortmundin shënoi Guerreiro (29′) dhe për APOEL-in: Pote (51′).

Grupi H

Tottenham-Real   3:1 (1:0)

Dortmund-APOEL       1:1 (1:0)

Tabela

1. Tottenham       4     3     1     0     10:3 10  

2. Real Madrid     4     2     1     1     8:5  7

3.Dortmund   4     0     2     2     4:8  2

4. APOEL     4     0     2     2     2:8  2