Reali e do përnjëmend Salahn

0
183

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah është njëri nga objektivat kryesor të Real Madridit për të ardhmen.

Salah u transferua në verë nga Roma te Liverpoolit për një shifër rreth 40 milionë euro, i cila u cilësua disi e lart nga mediat angleze.

Megjithatë, Salah arriti të bind të gjithë në javët e para me shpërthimin e tij, duke shënuar shumë gola dhe asistime që e ndihmuan të zgjidhet dhe lojtari afrikan i vitit 2017 dhe të bie në syrin e skuadrave të mëdha.

Lojtarët e Zinedine Zidane kanë bërë shumë gabime këtë sezon dhe drejtuesit po kërkojnë zgjidhje tjera për të shënuara gola.

Sipas këtij mediumi, ylli i Egjiptit është shndërruar si një mundësi reale pas një shpërthimi fillestar te skuadra nga Anfield.