Reali barazon me Bilbaon, dështon të ngushtojë diferencën me pikë ndaj Barçës si lider

0
238

Real Madridi ka barazuar pa gola ndaj Athletic Bilbaos dhe kështu nuk ka shfrytëzuar rrëshqitjen e Barcelonës (2-2 ndaj Celta Vigos).

Los Blancos ishtin skaudra më e mirë në fushë, por baskët u vendosur mirë në fazën mbrojtëse duke mos i dhënë madrielnëve hapësira të shumta.

I dëshpëruar nga rasti i lëshuar – Getty Images

Fillimisht ishte Karim Benzema që lëshoi një shans të mirë për gol në minutën e tetë, pastaj Toni Kroos me një goditje jashtë zonës në minutën e 31-të.

Rast të mirë në minutat shtesë të pjesës së parë kishte edhe Raphael Varane, por rrjeta e vendasve mbeti e paprekur.

Definitivisht fati i ka kthyer shpinën Ronaldos këtë sezon në La Liga – GettyImages

Cristiano Ronaldo provoi në minutën e 72-të me një goditje të fortë brenda zonës, por edhe një herë porta e Kepa Arrizabalaga mbeti e paprekur.

Los Blancos provuan vazhdimisht deri në fund të takimit, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Vlen të theksohet se Sergio Ramos u përjashta me karton të kuq në minutën e 85-të.

Ramos, Casemiro dhe Carvajal mungojnë në ndeshjen e ardhshme – GettyImages

Pas këtij barazimi Real Madridi renditet në vendin e katër me 28 pikë, tetë më pak se Barcelona e cila prin në La Liga. Bilbao ngjitet në vendin e 15-të me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane është ndaj Sevillas, kurse Athletic udhëton te Levante