Reagon ashpër vajza e Xhemail Mustafës, e quan Haradinajn bishë

0
804

Beriane Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, anëtar i LDK-së i vrarë pas luftës, përmes një postimi në facebook, ka treguar ashpër ndaj Nasim Haradinajt të OVL e UÇK-së.

“Nasim Haradinaj me te thene qe je bishe…eshte ofenduse per sojin e kafsheve. Pune e madhe nese Gjykata Speciale arreston disa persona te UCK edhe ashtu e perjetojme nje Nentor te Dyte, mas luftes kunder Milloshit”, ka shkruar Beriane Mustafa, përcjellë “Bota sot”.
Beriane Mustafa, ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të distancohet publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt, i cili mbrëmë bëri një deklaratë skandaloze, duke thënë “Punë e madhe që janë vra të LDK-së”.

“Kryeminister Ramush Haradinaj, po te drejtohem si ish komandante i UCK, nese nuk distancohesh publikisht nga fjalet e Nasim Haradinajt( qe mund ta kesh edhe familjar), atehere po e marre qe je ne vije me te. Nese OVL e UCK nuk e shkarkon prej pozite Nasimin, atehere kjo nenkupton qe edhe ata jane ne mendim te njejte me te. Mos harroni qe ne mesin e te vrarve me motive politike te veprimtarve te LDK, disa prej tyre kane qene pjese e UCK”, ka shkrua Mustafa në rrjetin social facebook, përcjellë “Bota sot”.

Nasim Haradinaj, nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, kushëriri i Ramush e Daut Haradinajt, i ftuar në njërën nga televizionet në Kosovë për të diskutuar për Gjykatën Speciale, ka bërë një deklaratë skandaloze.

Duke bërë replika me analistin Imer Mushkolaj, i cili tha se shumica e vrasjeve që janë bërë në Kosovë kanë qenë anëtarë të LDK-së, Haradinaj i është përgjigjur se “punë e madhe që janë vra të LDK-së”.

“18 vjet askush nuk merret me rastet e vrasjeve të pasluftës. Na të gjithë e dimë që shumica e personave që janë vrarë pas luftës kanë qenë të LDK-së”, ka thënë Ymeri.

“Punë e madhe që janë vra të LDK-së”, ka qenë replika e Haradinajt.

Kujtojmë se më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemajl Mustafa, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova ishte qëlluar për vdekje në shkallët e apartamentit ku ai jetonte.