Ramush Haradinaj tregon ç’shkroi në librin e ngushëllimeve për Xhorxh Bushin

0
191

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar blerësimin e tij për ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush, që ndërroi jetë këtë javë.

‹Me respekt të madh për një lider, i cili përfaqësonte vlerat më të përsosura të popullit amerikan, sot kam nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit George H.W. Bush,› – shkruan Haradinaj.

»Njëkohësisht, i përcolla ngushëllimet e mia Qeverisë së ShBA-së, popullit amerikan dhe familjes Bush.  Presidenti Bush Senior, do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën.›