Ramush Haradinaj i hakmerret Gazmend Muhaxherit

0
315

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se kryeministri i Kosovës,. Ramush Haradinaj ka anuluar ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë.

Po ashtu, ai ka thënë se humbja në zgjedhje lokale nuk duhet të shndërrohet në hakmarrje ndaj votuesve dhe qytetarëve.

Postimi i plotë:

Qeveria Qëndrore ne krye me kryeministrin në rishikim te buxhetit ka anuluar ndërtimin e impjanteve për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë.

Konsiderojmë se kjo është një lëvizje kundër qytetarëve të Pejes dhe kundër mirëqenies së qytetarëve. Ne si qeveri lokale do të bëjmë të pamunduren që qytetarët e Pejës të kenë shërbime të mira duke përfshi edhe këtë impjant.

Humbja në zgjedhje lokale nuk duhet të shndërrohet në hakmarrje ndaj votuesve dhe qytetarëve.