Qeverisja e kaluar e Klinës nuk i tregon password-ët e kompjuterëve

0
174

Sipas një zyrtari të Komunës së Klinës, drejtuesit e rinj të drejtorive nuk po mund t’i shfrytëzojnë kompjuterët zyrtarë pasi janë të bllokuar me password.

Kjo, sipas rtv21, pasi zyrtarët e qeverisjes së kaluar të PDK-së nuk po ua tregojnë password-ët.

Në këtë Komunë mungon departamenti i IT-së dhe kjo e vështirëson edhe më tej punën e qeverisjes se re në këtë komunë.

Kujtojmë që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ne Klinë, fitues ishte Zenun Elezaj nga AAK.