Qentë i shpëtojnë jetën pronares pasi pëson atak kardiak në shtëpi

0
197

Dy qentë besnikë i kanë shpëtuar jetën pronares së tyre, e cila pësoi një atak në zemër.

Pasi Maureen Hatcher u sëmur, qentë vrapuan drejt fqinjes së saj.

Bella dhe Sadie shkuan tek një fqinje kur Maureen  u rrëzua ndërsa po lahej në shtëpinë e saj në Saint John, Florida.

Fqinja ndoqi qentë dhe shkoi tek shtëpia e 62 vjeçares dhe e gjeti në dysheme.

«Gjëja që dija është se isha në tokë dhe nuk mund të lëvizja,»-tha Hatcher. «U thashë vajzave të mia (qenve), kam nevojë për ndihmë.»

Bella dhe Sadie shkuan tek një banore aty pranë, Alexandra Naspolini, që nga alarmi i qenve shkoi për të kontrolluar fqinjen.

Ajo njoftoi ambulancën duke i shpëtuar jetën Mauren.