Qeni përpiqet të ndihmojë pronarin e tij që humbi ndjenjat, pamjet më prekëse që mund të keni parë

0
223

Pamjet prekëse këtë herë vijnë nga Kina, ku një burrë kishte humbur vetëdijen teksa po shëtiste me qenin e tij dhe kishte rënë pa ndjenja në rrugë.
Qeni e përkëdhel pronarin e tij me kthetrat e para dhe ne kokën e tij përpiqet të lëvizë edhe kokën e njeriut, e cila është përplasur nga rënia e befasishme.
Kalimtarët ishin të befasuar me veprimin e qenit dhe nuk kanë hezituar ta regjistrojnë momentin për ta ndarë më pas atë në YouTube.

Burri kishte humbur ndjenjat gjatë ecjes sipas raportimeve të mediave kineze.
Përveç kësaj, dëshmitarët e vendngjarjes thirrën menjëherë ambulancën dhe shoqëruan qenin derisa pronari i tij u transportua në një spital aty pranë.

Videoja mori “dhenë” në rrjetet sociale, ku mijëra njerëz kanë vlerësuar reagimin prekës të qenit që u shqetësua pamasë për të zotin e tij.
Qytetari që ka shpërndarë videon në rrjetin social kinez Weibo tha:
Qeni është miku më i mirë i njeriut!”