Qendra Shqiptare për Integrim Kulturë dhe Religjion promovoi dy libra të Heroinës, Fetnete Ramosaj

0
326

Për nderë të festës Kombëtare të 28 Nëntorit në Chavannes, Lozanë , Zvicër u promovuan dy librat që i dhan dritë realitetit të zhvillimeve të luftës çlirimtare në Kosovë.

Heroina e Kombit Shqiptar Fetnete Ramosaj me dy librat e sajë i dhuroi kombit shqiptar edhe në luftë e liri një thesar të paharruar.  Dy librat “Ushtria Çlirimtare e Kosovës -Zona Operative e Dukagjinit’’ dhe ,,Kundër Harresës – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998,1999 ‘’ të cilat janë të botuara në gjuhë shqipe por edhe të përkthyera në gjuhë të huaja, këtu në Lozane të Zvicrës u dëshmua me interesimin dhe prezencën e tyre edhe nga bashkatdhetarët e gjitha trojeve shqiptare.

Qendra Shqiptare për integrim Kulturë dhe Religjion të udhëhequr nga imami Fehim Abazi në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe organizatorët z. Mentor Mushkolaj të përkrahur nga Menderes Zeneli, Blerim Ferizi Qazim Zejnaj dhe shumë të tjerë, në atmosferë shumë emicionale u fol për jetën dhe veprimtarinë e luftëtares dhe çlirimtares së vendit dhe zëdhënëse e luftës në Kosove 98-99 si dhe mbështetëse e  UÇPMB-së Fetnete Ramosaj.

TV Syri nga Zvicra filmoi për së afërmi këtë takim madhështor dhe do të transmetojë edhe intervistat me shokët e luftës të cilët rrëfehen për Fetnete Ramosaj edhe nismëtare dhe vendosmërinë e nismës së shumë projekteve për liri dhe pavarësi.

Në këtë promovim ishte edhe mysafiri special nga Kosova z. Faton Mehmetaj – recensent i librit dhe autor i shumë librave, para të pranishmëve foli rreth jetës dhe veprimtarisë të heroinës e cila ka patur një shtrirje të gjerë gjeografike  të trojeve shqiptare dhe dy librave në këtë mbrëmje të promovimit.

Ishte bashkudhëtare e nismëtare e shumë projekteve dhe nismave për të shkuar drejtë lirisë së Kosovës.