Qëllohet ditën e dasmës, dhëndri i befason të gjithë me veprimin e tij

0
189

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Indi ku një person është qëlluar me armë pikërisht në ditën e dasmës, por ai sërish ka shkuar në ceremoni dhe është martuar.

Dhëndri 25-vjeçar ka marrë një plumb në kraharor disa orë para dasmës dhe pasi ka shkuar në spital ai nuk ka dashur që ta humbasë këtë ditë të rëndësishme dhe ka shkuar në ceremoni me plumbin e  pa hequr akoma.

Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy persona me motoçikletë të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij.

Policia po heton për të identifikuar autorët.

Ky nuk është rasti i parë që personat qëllohen ditën e dasmës në Indi pasi janë shënuar edhe raste të tjera ku në vitin 2016 një rast  i tillë ka përfunduar me vdekje.