Publikon fotografi me armë në Facebook, arrestohet

0
238

Një person nga Gjilani publikon një fotografi me armë në rrjetin social Facebook dhe pastaj policia e arreston atë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, përcjell Bota sot.

Pas arrestimit Policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën automatike AK/47 me dy karikator dhe tetë fishek të kalibrit 7.62 mm.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./BS