Publikohet një bisedë telefonike e Albërie Hadergjonajt, ja për çka bëhet fjalë (Video)

0
257

Teksa kalonte një vajzë, zemra e saj kishte filluar të rreh më shpejt.

Malli që ajo ka për të bijën ka bërë që këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj të emocionohet.Është shumë e vështirë të jesh larg personave që do, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.

Një distancë të tillë po e përjeton edhe këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj e cila nuk ka afër vajzën e saj Anxhelinën e cila është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndërkohë, teksa Albëria ka biseduar me Anxhelinën në telefon, ajo i ka treguar se aq shumë është përmalluar për të saqë një vajzë në rrugë i është dukur si ajo.
“E pash një gocë afër shkollës duke ardhur, mu duk si ti pak e mboni zemra thash o Zot lumja une per to qe e kom se mka marr malli për to boll”, i kishte thënë Albëria.Ndërsa, këtë bisedë Anxhelina e ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory ku thotë se nëna për të është gjithçka në jetë.

“I love you mami! Me shume se gjithçka ne jete!♥”, kishte lënë mbishkrim ajo.Kujtojmë se Anxhelina sa i përket profesionit ka ndjekur hapat e nënës, mirëpo ka kohë që ajo nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri.