Pse po e fshehin Thaçi dhe Veseli vrasjen e Komandant Drinit?

0
846

Thonë se gjaku nuk humbët kurrë, edhe nëse autori nuk zbulohet kurrë. Një gjë të tillë mbase e kanë harruar ata që vranë komandant Drinin. I njohur për trimërinë e pashoq në luftën e fundit, komandant Drini nuk arriti të shijoj aq shumë lirinë për të cilën dha shumë.

Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Falë meritës së tij Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999.

Njeri i shkolluar, njohës i mirë i gjuhës angleze, komandat Drini para medieve të huaja pasqyroi pastërtinë e luftës çlirimtare duke deklaruar se “Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq.

Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri ”. Megjithatë Ekrem Rexha-komandat Drini kishte një “ mangësi “ për uzurpatorët e UÇK-së, pasi mbështeste presidentin Rugova.

Kjo edhe e qoj tek vdekja e hershme. Ndonëse për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, por e vërteta asnjëherë deri me tash nuk ka dalë në pah. Në një proces me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Pastaj u prish ky gjykim në mungesë provash. U duk sikur kjo vrasje sdo të zbardhet asnjëherë, por se fundi plasi sherri ne kuvend. U akuzuar direkt Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi si përgjegjës për vrasjen e komandant Drinit, akuza këto nga deputetja e VV Drita Millaku. I trishtuar nga  këto akuza Veseli nuk ndenji rehat, por filloi me fjalë të rënda ndaj deputetëve.

Gjuha e sjelljeve të tija tregonte për një shqetësim të madh të Veselit, i cili po e ndjen se gjaku nuk humbet dhe se e vërteta do të dal një ditë në shesh. U zotua se do jap i pari nënshkrimin për hetimin e SHIK-ut, ndonëse një gjë të tillë kurrë nuk e ka bërë. Përmendi janarin duke aluduar në Gjykatën Speciale, e cila me gjasë do të hetojë edhe vrasjen e komandat Drinit dhe të tjerëve, për çka Kadriu sigurisht se di shumë gjëra.

Është e pamundur të jetë vrarë komandat Drini pa dijen e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Ky i fundit ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme, derisa Veseli ishte shef i SHIK-ut dhe asgjë nuk bëhej pa lejen e tij.

Andaj, këta të dy ose janë në njohuri dhe e fshehin ose janë vetë urdhërdhënësit e kësaj vrasje. Nëse Kadriu sdo të ishte i përshirë pse nuk paraqitet përpara prokurorit dhe të thotë skam imunitet, më ndiqni dhe më hetoni.

Por s`ka kush ta ndjek Kadriun as Hashimin, pasi prokurorët janë rrogtarë të tyre e me të cilët lozin si të duan. Mbase, duhet pritur janari, që të filloj të kuptohet për të vërtetat e mëdha, të cilat po mbajnë peng të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Me janarin dhe Gjykatën Speciale do të hapet “kutia e Pandrorës ” për Thaçin dhe Veselin, të cilët kanë menduar se gjaku humbet. Por jo, as gjaku i komandat Drinit dhe as atyre që luftuan për liri dhe jo uzuprim të Kosovës, s`do të humbet dhe e vërteta do të dal në shesh.

Ky dimër do të jetë i gjatë për Kadriun dhe SHIK-un. Mbase në pranverë fajtorët do të jenë prapa grilave, që sado pak do e lehtësoj dhimbjen e familjarëve të të vrarëve, dhe këta të fundit do të pushojnë më të qetë në botën e përjetshme.