Pse nuk duhet injoruar asnjëherë frymëmarrjet e shkurtra

0
182

Frymëmarrja e shkurtër është në mesin e arsyeve kryesore për vizita në spital.
Vështirësia në frymëmarrje, e njohur si dispnoea, mund të shkaktohet nga problemi me zemrën.
Ajo mund të shkaktohet nga sulmi i astmës dhe zakonisht personat e prekur përballen me kollitje.
Pneumonia po ashtu mund të shkaktojë problem. Gjendja përfshin mushkëritë, të cilat duhet trajtuar me antibiotikë.
Nëse vuani nga sëmundja kronike e mushkërive, e cila përfshin gjendje si emfizema dhe bronkiti, dispnoea mund të jetë shenjë e përkeqësimit të gjendjes.

Frymëmarrja e shkurtër mund të jetë vetëm një shenjë paralajmëruese e sulmit në zemër, sipas NHS, transmeton KosovaPress.
Ju duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj nëse mendoni se ky është rasti.
Vështirësitë në frymëmarrje po ashtu mund të shkaktohen edhe nga dështimi i zemrës, pasi që kjo e fundit dobësohet për të pompuar gjakun me efikasitet në gjithë trupin.
NHS këshillon pacientët që të mos injorojnë frymëmarrjen e shkurtuar, pasi që mund të jetë simptomë e një problemi të thellë, i cili përfshin mbipeshën ose astmën.
AlbPortali