Pse, Gripi po përhapet në Zvicër

0
320

Gjatë javës së kaluar 120 mjekë në sistemin e raportimit të ashtuquajtur “Sentinell” kanë raportuar më shumë se 17 raste të dyshuara të gripit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), kjo korrespondon me një akumulim prej 144 rasteve në 100,000 banorë. Kjo tejkalonte pragun epidemik sezonal të 68 rasteve të dyshuara të gripit në 100,000 banorë, përcjell albinfo.ch.

Më të prekurit nga gripi janë fëmijët deri në moshën katërvjeçare në 234 raste për 100,000 banorë. Në të gjitha grupmoshat e tjera numri i rasteve është nën mesataren e 144 rasteve për 100,000 banorë.

Gripi është i përhapur veçanërisht në pjesët perëndimore dhe qendrore të Zvicrës. Në kantonet e Gjenevës, Neuchâtel, Vaud dhe Valais janë regjistruar 277 raste në 100,000 banorë. Më së paku ka kantoni i Cyrihut dhe kantonet më verilindore me pothuajse 85 raste.