Protestat shkatojnë krizë ekonomike në Francë, njihuni me deklaratën

0
168

Protestat  jeleku i verdhë  kanë qenë një katastrofë për ekonominë franceze, tha ministri i financave.

Franca ka përjetuar katër javë të njëpasnjëshme me demonstrata kundër rritjes së taksave të karburantit, kostove të larta të jetesës dhe çështjeve të tjera.

Rreth 125,000 protestues dolën në rrugë të shtunën, ku më shumë se 1,200 janë arrestuar.

Presidenti Emmanuel Macron pritet të njoftojë masat kundër krizës në një fjalim drejtuar kombit të hënën.

Ministri i Financave Bruno Le Maire e quajti situatën një krizë për shoqërinë dhe demokracinë.

«Është një katastrofë për biznesin, është një katastrofë për ekonominë tonë», tha ai gjatë një vizite në dyqanet në Paris që ishin dëmtuar gjatë protestave.

Kryeqyteti ishte veçanërisht i goditur më rëndë, me dritare të shkatërruara, makina të djegura dhe dyqane të grabitura, pasi 125,000 vetë morën pjesë në demonstrata.