“PRONTO” e LVV-së

0
231

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas raportimit të parregullsive nga QNR dhe lajmit nga Klan Kosova për bartjen e organizuar të votuesve, në emër të një OJQ-je nga ana e Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.

Gecaj ka thënë se më herët kam shkruar për ekzistimin e njëfarë SHIK-u të LVV-së tani këta po na dalin metodikisht të njëjtë edhe me “PRONTO-n”

Postimi i plotë i Gecajt:

“PRONTO” e LVV-sëDeri sa më herët kisha shkruar për ekzistimin e njëfarë SHIK-u të LVV-së, tani këta na dalin metodikisht të njëjtë edhe me “PRONTO-n” e avokuar aq zhurmshëm dhe aq shpesh nga ta. Raportimet e parregullsive nga QNR si dhe raporti nga lajmet e Klan Kosova për bartjen e organizuar të votuesve, në emër të një OJQ-je enigmatike, provon se edhe këta vetë funksionojnë me vrazhdësinë dhe metodat e njëjta si të themeluesve real (paraardhësve) të tyre – SHIK-ut dhe PDK-së; e çka këta i shndërron edhe në MAKIAVELISTË. /gazetablic.com/pronto-e-lvv-se/