Prona e Universitetit nuk mund t`i falet kishës së Millosheviçit

0
415

Vendimi i Gjykatës duhet të përmirësohetKurteshi: Falja e tokës, e papranueshme

“Të gjithëve ju kujtohen deklaratat e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili pati deklaruar se ndërtimin e Kishës në UP e konsideron të paligjshëm dhe nëse ndonjëherë çlirohemi nga okupimi serb kjo kishë nuk do të konsiderohet si objekt fetar”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Objektit që ishte i destinuar për Kishë Ortodokse, ndërtimi i së cilës është lënë në gjysmë, duke dhënë mesazhin se ato mure nuk e kishin vendin aty, nga Gjykata e shkallës së dytë, i janë falur edhe 4 hektarë tokë pranë kampusit universitar, si pasojë e një lëshimi të përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës e kanë kundërshtuar ashpër vendimin e Gjykatës, derisa rektorati i UP Hasan Prishtina, ka paralajmëruar padi të re.

Si pasojë të mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq për pronësinë e tokës në kampusin e UP-së, kjo tokë ka mbetur në pronësi të Kishës Ortodokse.

Toka rreth 4 hektarë, në të cilën gjendet Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, do t’i takojë Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla’.

Ismajl Kurteshi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, ka hedhur fajin tek Universiteti.