Promovimi i Monografisë së Fondit Humanitar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

0
407

Dje në  lokalet e tv Syri Blue në Solothurn u bë promovimi i Monografisë së Fondit Humanitar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës i autorit Skender Ismailit, themeluesi dhe ish kryetari i këtij fondi. Në prani të një numri të konsideruar të mysafirëve, Monografinë e prezentoi antari i fondit dhe bashkëpunëtorë në hartimin e Monografisë, z. Enver Ismaili.

Ai në pika të shkurtëra foli rrethë monografisë duke u përqëndruar në statistika dhe dokumente me të cilat dëshmohet suksesi dhe veprimtaria e fondit ndër vite. Janë shuma të konsideruara gjitha ato që i janë dhënë nevojtarëve në vendlindje. Ndërsa kulmi i të gjithave është zotimi i ndërtimit të njëqind shtëpive në këto treva.

Gjithashtu, ai foli dhe për data të rëndësishme të fondit, duke filluar nga themelimi dhe gjerë më sot.

Ndërsa autori i Monografisë, Skender Ismaili foli për punën dhe angazhimin e tij në hartimin e Monografisë. Një punë e vështirë, me shumë përkushtime, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij. Një vepër voluminoze në të cilën është përshkruar e gjithë puna dhe i gjithë aktiviteti i Fondit ndër vite. E gjithë kjo e dokumentuar dhe argumetuar me fakte dhe dokumete. 

I pranishëm në këtë promovim veç shumë aktivistëve dhe antarëve të Fondit, ishte edhe zëvendës Ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Mustaf Xhemajli.

Në fund autori u përgjegj në pyetjet e mysafirëve që kishin të bëjnë me vetë Monografinë por edhe me Fondin Humanitar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.