Presidentja e Kroacisë: Shumë ujë do të rrjedhë në Danub, para se të jemi miq me Serbinë

0
214

Vukovari shënon 26-vjetorin e rënies në duart e agresorit serb. Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, duke folur për ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kroacisë dhe Serbisë, tha se “shumë ujë do të rrjedhë në Danub përpara se Kroacia dhe Serbia të mund të thonë se janë shtete miqësore”. Këto deklarata të saj kanë irrituar Beogradin, duke i cilësuar si provokim nga Kroacia.

Beteja e Vukovarit është një nga betejat më të përgjakshme në historinë e Kroacisë. Për 87 ditë, kq qytet në Kroacinë lindore u rrethua nga Ushtria Popullore Jugosllave, e mbështetur nga forca të ndryshme paramilitare nga Serbia.Para luftës, qyteti ishte i begatë, i banuar me kroatë, serbë dhe grupe tjera etnike. Më 1990, politikat nacionaliste të ndjekura nga Sllobodan Millosheviqi, çuan në shpërthimin e një kryengritje të armatosur nga serbët e Kroacisë, të mbështetur nga qeveria serbe dhe grupet paramilitare.

Kur Vukovairi ra në 18 nëntor 1991, qindra ushtarë dhe civilë u masakruan nga forcat serbe dhe së paku 31 mijë civilë u dëbuan nga qyteti dhe rrethinat e saj. /BW/