Prekëse, nëna merr vizë për të vizituar djalin që po i vdes

0
180

Nëna nga Jemeni e cila u bë virale pasi kërkonte vizë për në SHBA për të vizituar djalin e saj i cili është në gjendje të rëndë në Kaliforni.

Shaima Swileh, e cila aktualisht jeton në Egjipt, u ndalua fillimisht që të udhëtonte për në SHBA për shkak të dënimit që kanë disa nga sanksionet që ka vendosur Trump.

Djali i saj, Abdullah Hassan, dyvjeçar, ka lindur me një sëmundje të trurit që mjekët thonë se ai nuk do të mbijetojë.

Qeveria kishte ndeshur presione publike në rritje për të lejuar vizitën e saj në SHBA.

Swileh pritet të mbërrijë në San Francisko të mërkurën mbrëma, dhe do të shoh djalin e saj para se të ndërrojë jetë.