Portieri i ekipit humbi të birin, tifozët prekin botën me gjestin e tyre në stadium

0
315

Një gjest i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Holandë nga tifozët e Feyenoordit gjatë ndeshjes me Venlon në kampionat.
Në minutën e 12-të të ndeshjes, mbështetësit e “bardhekuqve” ndricuan për 1 minutë të gjithë së bashku impiantin e Roterdamit në kujtim të djalit të portierit të tyre, Brad Jones.
35-vjecari australian, 6 vjet më parë, më 18 nëntor 2011, humbi djalin e tij Luka, që u nda nga jeta në moshën 6-vjecare, si pasojë e diagonistikimit me leucemi.
Pas asaj ngjarjeje tragjike për familjen Jones, tifozët e Feyenoordit iu gjendën sërish pranë portierit, duke shprehur mbështetjen për futbollistin e tyre.