Poligloti Lukaku flet aq shumë gjuhë saqë nuk i zë hapësira në tabelën e dokumentit të UEFA-s

0
224

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, flet aq shumë gjuhë saqë nuk i zë hapësira në tabelën e dokumentit zyrtar të UEFA-s.

Derisa interesimi i mediave anekënd botës është i madh sidomos për futbollistët që luajnë në Ligën e Kampionëve, trupa evropiane e futbollit ka bërë një listë me lojtarët dhe gjuhët të cilat mund t’i flasin rrjedhshëm për intervista.

Anëtari i mediave, Nick Stoll, e ka publikuar listën e lojtarëve të Chelseat që është mjaft interesante. Futbollistët anglezë në ekipin e Bluve e flasin vetëm gjuhën angleze, ndërsa disa sosh flasin dy apo tri gjuhë.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, mund të bisedojë në pesë gjuhë të ndryshme, mirëpo ai është shumë prapa Lukakut, i cili mund të jetë futbollisti më poliglot në botë.