Po planifikonte të hidhte veten në erë, policia italiane dëbon 22-vjeçaren

0
248

Një vajzë 22-vjeçare në Milano të Italisë është ndaluar nga policia pasi rrezikonte të kryente sulme terroriste.

Prej disa kohësh ajo kishte nisur një kurs radikalizmi dhe synonte të shkonte në territoret e kontrolluara nga ISIS për të dhënë kontributin e saj në xhihad.

Fatma Ashraf Shaëky Fahmy, ka lindur në Giza në vitin 1995, ndërsa banonte në lagjen Gratosoglio me prindërit e saj dhe tre vëllezër të vegjël.

Policia arriti të lokalizonte 22-vjeçaren, e cila po i afrohej gjithnjë e më tepër radikalizmit islamik.

Meqenëse hasi vështirësi në udhëtim drejt vendeve xhihadiste, ajo kishte pranuar të kryente sulme në Itali, përfshirë edhe ato kamikaze.

Bisedat e vajzës janë zbuluar nga policia me një grup të quajtur Umm-Jlaybib.

Fatma prej kohësh ishte mbuluar me ferexhe, dhe vetëm sytë mbante jashtë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhrin e menjëhershëm për dëbimin e vajzës nga Italia.