Plazhi mbushet papritmas me miliona kërmij deti (Video)

0
298

Tërë sipërfaqja e një plazhi në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është mbushur papritmas me miliona kërmij deti, duke bërë që të duket sikur të jetë shtruar me gurë.

Ende nuk është shpjeguar ky fenomen, ku krijesat të cilat jetojnë në tabanin e detit, shkëmbinjtë nënujorë apo hapësirat me korale, mbetën në rërë pas baticës, transmeton Telegrafi.

“Jam rritur pranë detit, kurrë nuk kam parë grumbull kaq të madh të dilte ndonjëherë në plazh”, ka thënë një banor i zonës lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon vetëm një të katërtën e sipërfaqes, të mbushur me kërmijtë, që janë kthyer sërish në ujë. /Telegrafi/