PLAKU ME LLAMP NË DORË DHE TREGIMI PËR XHA VESELIN QË VDIQ PA DRITA NË SHTËPI

0
430

Ky është plaku nga Ferizaji që ditë mē parë me njē llampē me gaz kishte protestuar përballē KEDS-it kundër paralajmërit të ngritjes së çmimit të rrymës në Kosovë.Të gjitha mediat e kishin në fokus të lajmit.

Por, ç’ma rikujtoi ky Plaku një tregim të më hershëm me një Plak tjetër të vendit tim, në një fshat të Preshevēs, jetonte xha Veseli, i cili jo vetëm që ishte kundër pagesës së rrymës, por ishte kundër kyçjes së saj nga shteti serb.

Ai ishte i vetmi njeri në Komunën e Preshevës, i cili kishte refuzuar publikisht të kyçet në rrymë në vitet e mëparshme nga shteti serb.

Këtë nuk e kishte bërë për shkak të kushteve, por për bindje nacionaliste dhe patriotike. Edhe pse i tërë fshati i kishin bërë rixha, apo lutje të kyçet, sepse pagesën do ta bënin ata, ai nuk kishte pranuar. Kishte jetuar pa drita të rrymēs deri në fund të jetës, kur edhe kishte vdekur.

Nejse, kjo e sodit me atë kohë dhe me atë shtet nuk krahasohet, sepse Kosova është shteti ynë, por kurioziteti është i madh për një lajm të tillē. Xha Veselat e sodit kanë vdekur, tani nuk ka, por ndoshta del ndonjëri kurrë nuk i dihet. FR.

PS/Xha Veseli ishte nga fshati Norçë i Komunës së Preshevës, i cili jetoi deri në vdekje pa rrymë në shtëpi si shenjë refuzimi të dritave serbe.