Plagos me armë kolegun, arrestohet polici privat

0
191

Plagos me armë zjarri aksidentalisht kolegun e tij, arrestohet nga Policia e Fierit 58-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Fier, ku shtetasi A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.

I arrestuari ka qenë në ambientet e zyrave të SHPSF-së dhe gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në të njëjtin subjekt.

32-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.