Peshëngritësit kosovarë garuan në Kampionatin Botëror në Turkmenistan

0
218

Kombëtarja e Kosovës në peshëngritje ka garuar këtë fundjavë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Ashgabat të Turkmenistanit.

Vendin tonë e kanë përfaqësuar Arbnor Krasniqi në kategorinë 81 kilogramë dhe Leonora Brajshori në kategorinë 55 kilogramë.

Leonora ngrit në total 131 kilogramë, në disiplinat shtytje dhe shkëputje, duke zënë vendin 39-të. Ndërsa, Arbnori ngriti 235 kilogramë në total. Në renditjen e grupit të tij, D, Arbnori doli i 12-ti.

Botërori i peshëngritjes është hapur më 2 nëntor, ku flamuri i Kosovës ka valuar në ceremoninë hapëse, pavarësisht se shteti i Turkmenistanit nuk e njeh Republikën e Kosovës.